×
  • Lajme
  • Botë

    Përdori medikamentin që Trump sugjeroi kundër koronavirusit, vdes pas gjysmë ore një burrë në SHBA

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 9:10

    Një burrë  nga Phoenix, Arizona ka vdekur, gjersa gruaja e tij ndodhet në gjendje kritike, pasi çifti  tentuan të vetë-mjekohen duke përdorur medikamentin chloroquine, që është përdorur kundër malaries  dhe që është përmendur nga Presidenti Donald Trump si një trajtim për COVID -19.


    Mediat raportojnë se  se çifti në të 60-tat u sëmurën brenda gjysmë ore nga gllabërimi i aditivit.

    Është e paqartë nëse çifti e ka marrë ka marrë këtë medikament për shkak të COVID-19, por që  Banner Health po paralajmëron të gjithë të shmangin vetë-mjekimin, transmeton Reporteri.net.

    “Duke pasur parasysh paqartësinë rreth COVID-19, ne e kuptojmë se njerëzit janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus, por vetë-mjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë”, tha doktor Daniel Brooks.

    “Gjëja e fundit që ne duam tani është që të përmbysim departamentet tona të urgjencës me pacientë që besojnë se gjetën një zgjidhje të paqartë dhe të rrezikshme që mund të rrezikonte potencialisht shëndetin e tyre”, shton tutje ai.

    Vdekja e burrit erdhi pasi numri i rasteve të COVID-19 në Arizona u  rrit më shumë se 50% brenda një dite, nga 152 të dielën në 235 të hënën, sipas Departamentit të Shëndetit të shtetit.

    Ndryshe,

    Shkencëtarët po testojnë nëse chloroquine, medikament anti-malarie mund të ketë një trajtim efektiv për koronavirus. Chloroquine është përdorur me dekada për të parandaluar malarien tek njerëzit, një sëmundje e përhapur nga mushkonjat.

    Këtë të enjte, presidenti amerikan Donald Trump dhe komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA, Dr Stephen Hahn, njoftuan se klorokuina ishte njëra nga medikamentet që cilat u testuan për të trajtuar Covid-19.

    /Reporteri.net

    Burimi: https://time.com/5808688/chloroquine-phosphate-coronavirus-death/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!