×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi kujton bombardimet e NATO-s në 21 vjetorin e intervenimit

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 9:31

    Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar intervenimin e NATO-s në përvjetorin e nisjes së tyre, 21 vjet më parë.


    I pari i vendit ka thënë se qytetarët dhe institucionet kosovare do të jenë mirënjohëse për intervenimin e NATO-s, shkruan Reporteri.net.

    “Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që pë dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova”, ka shkruar Thaçi.

    Ndërkohë, edhe liderë të tjerë të shtetit e kanë kujtuar intervenimin e NATO-s, që për dhjetëra ditë shkatërroi ushtrinë dhe policinë, e madje dhe ekonominë serbe./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!