×
  • Lajme
  • Lajme

    Grumbullime të rrezikshme pranë bankave, dalin të marrin ndihmën sociale të qeverisë

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 9:56

    Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i përfillin thirrjet për të mos u tubuar në numër të madh dhe për të mos qëndruar në afërsi të njëri-tjetrit, shkaku se mund të përhapin coronavirusin.


    Pas rastit të djeshëm gjatë shpërndarjes së ndihmave nga dy kompani private, edhe sot po ndodhë e njëjta gjë, vetëm se tani në gjithë Kosovën, ku numër i madh i qytetarëve po tubohen në afërsi të bankave për të marrë ndihmën sociale të qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me këtë rast, nuk po respektohet as vendimi i qeverisë, që në rrugë mund të dalin vetëm nga dy persona bashkë, edhe atë duke mbajtur distancë së paku dy metra në mes të njëri – tjetrit.

    Këto pamje janë në qytetet e Gjilanit dhe Gjakovës, ku qytetarët po presin para bankave për të marrë ndihmën sociale të alokuar nga qeveria, për dy muaj njëkohësisht.

    Kosova, por edhe i gjithë rajoni ka hyrë në fazën e rrezikshme të shpërndarjes së coronavirusit, i cili po përhapet në gjithë botën. Vetëm dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me këtë virus. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!