Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë disa vendime për parandalimin e virusit COVID-19.Ndër to edhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 pasdite.
Në vendim, thuhet se, nga ora 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, gjithashtu nuk mund të dilet.
Mirëpo, nga ora 10:00 kur vendimi ka hyrë në fuqi e deri më tani kur kanë kaluar më shumë se gjysmë orë, në kryeqytet ky vendim nuk po respektohet në përpikmëri.
Në disa pamje që Reporteri ka marrë në kryeqytet, shihet se veturat vazhdojnë që qarkullojnë lirshëm, dhe qytetarët të lëvizin, ndërkohë që policia nuk duket askund.
Vendimi në veçanti nuk po respektohet për faktin se qytetarë të shumtë janë tubuar në masë të madhe në pikat e postës. Tubimet në fjalë po bëhen për të marrë ndihmat sociale, që sot do të jepen për dy muaj.
Ndërkohë Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka bërë thirrje që ata të shpërndahen për të respektuar kufizimin e lirisë së lëvizjes. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/reporteri/videos/210986250121363/
https://www.facebook.com/reporteri/videos/2505533169760292/
https://www.facebook.com/100002231801764/videos/2768763019874731/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.