Pas vendimit të Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka deklaruar se ky vendim është antikushtetues.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të lënë anash agjendat politike, dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, ani pse vendimin e mbrëmshëm të qeverisë e ka konsideruar antikushtetues, shkruan Reporteri.net.
“Duke qëndruar në shtëpi ju ruani shëndetin tuaj dhe atë të familjarëve tuaj. Mesazhi kryesor për ju qytetar është dëgjoni me kujdes rekomandimet e Institutit. Këto rekomandime janë përtej cdo agjende politike, janë rekomandime për jetën tonë. Mënyra më e mirë është rrini në shtëpi, mos bëni lëvizje pa nevojë. Rrini në shtëpi me të dashurit tuaj. Disiplina dhe sakrifica juaj duke qëndruar në shtëpi ruani shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj. Rini në shtëpi, nuk është koha për agjenda politike, por mbi të gjitha për shëndetin qytetar”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, sipas Presidentit të vendit, vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë, ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe pritjes, ku shumë qytetarë sot kanë qenë të detyruar që me mëngjes të dalin të furnizohen me ushqim duke shkaktuar tollovi.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.