Policia e Kosovës ka dalur nëpër rrugët e Kosovës për të marrë masa në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që ndalon lëvizjen e lirë nga ora 10:00.
Pamjet që ka siguruar Reporteri nga Prishtina, shihen Policia e Kosovës teksa ndalojnë qytetarët tek vendi i njohur si “Rrethi me flamur”.
Aty është ndaluar secila veturë, ani pse menjëherë pas orës 10:00 kjo gjë nuk ndodhi, pasi u panë qindra vetura teksa lëviznin qendrës së Prishtinës.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Qeverisë po bëjnë thirrje që të respektohet vendimi i ndalimit. Zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe ministri Besnik Bislimi, kanë kërkuar që të respektohen masat e Qeverisë.
Në anën tjetër, presidenti Thaci ka dalur përsëri para mediave ku tregoi se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetutese vendimin e Qeverisë, të cilin e quajti anti-kushtetues. Thaci tha se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shtoi se vendimi është shkelje e të drejtave të tyre./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.