×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria i përgjigjet shpejt kërkesës së presidentit për pezullim të vendimit

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 11:40

    Presidenti Hashim Thaçi sot kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për kufizimin e lëvizjes që e mori mbrëmë.


    Por, një kërkesë e tillë nga Presidenca do të kthehet prapë nga Ekzekutivi, pasi që ky i fundit është i vendosur që të mbajë këtë masë si preventivë për përhapjen e koronavirusit.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për klankosova.tv se nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë dhe se vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve përkatëse.

    “Qeveria mbrëmë ka marrë këtë vendim dhe nuk do ta shqyrtojmë. Vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve dhe po zbatohet”.

    Këtë kërkesë Thaçi ia dërgoi Kurtit edhe përmes letrës, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’ia kthejë letrën.

    Sot Thaçi kritikoi këtë vendim duke thënë se po krijon tollovi në vendet ku shiten mallrat duke krijuar rrezik potencial për përhapje të koronavirusit.

    Sidoqoftë, vetë presidenti disa ditë më parë kërkoi që të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme ku përfshihen edhe kufizimet në lëvizje të lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!