×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nuk ka “orë policore”, në 14:00 mblidhet Kryesia për të vendosur lidhur me seancën për mocion ndaj Kurtit

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 11:58

    Fati i Qeverisë së Albin Kurtit ka ngelur në rekomandimin që pritet të nxjerrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cili i është drejtuar Kuvendi i Kosovës.


    Nga zyra e Vjosa Osmanit nuk kanë treguar nëse Instituti ka kthyer përgjigje lidhur me mundësinë shëndetësore për mbajtjen e seancën ku do të votohej për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, ndonëse nuk dihet rekomandimi i IKSHPK, Reporteri.net ka mësuar se Kryesia do të mblidhet ndonëse ka një vendim qeveritar për mosgrumbullim të më dy personave e më tepër.

    Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje po insistojnë se kjo seancë shkelë udhëzimet e Qeverisë për masa parandaluese. Deputetja Fatmire Mullhaxha-Kollcaku, ka thënë para disa ditësh se Covid 19 i përcakton rregullat.

    “A mos po mendoni se imuniteti politik i deputetit, nënkupton edhe imunitet karshi sëmundjeve??? NUK KA KUSHTE PËR MBAJTJE TË SEANCËS e aq më pak për debat parlamentar! COVID-19 sot i përcakton rregullat e veprimit, mos harroni!”, ka thënë ajo.

    Në LDK, ndërkaq, po vazhdojnë të mbesin prapa mocionit të mosbesimit. Dje kryetari Isa Mustafa e sot ministri i LDK-së, Besian Mustafa, kanë konfirmuar se janë prapa mocionit i cili tani është në procedurë në Kuvend.

    Ndryshe, sipas nenit 100 të Kushtetutës, Kuvendi është përgjegjës të thërras seancën e jashtëzakonshme jo më larg se 5 ditë nga dita e deponimit të kërkesës për seancë të jashtëzakonshme për mocion mosbesimi. Kërkesa për thirrje të seancës nga LDK është dorëzuar të shtunën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!