Forcat e policisë vijojnë kontrollet për biznese te cilat nuk respektojnë urdhrat e qeverisë për tu mbyllur në një kohë kur pandemia covid-19 ka ardhur tashmë edhe në vendin tonë dhe ka shënuar 5 viktima.
Një nga këto kontrollet u zhvillua edhe në një lokal, ku në pamje të parë dukej si i mbyllur por në fakt, policia gjeti jo pak qytetarë brenda.
Në videon që ne iu sjellim shiheni se si qytetarët janë fshehur ku të munden kur pikasën prezencën e policisë, ndërsa ka qenë një zonjë ajo që është përballur fillimisht me policinë.
Ky vendim do iu kushtojë atyre 100 mijë lekë, referuar aktit Normativ që ka hyrë në fuqi disa ditë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.