Policia e Kosovës po ua shpërndanë në rrugë qytetarëve vendimin e Qeverisë për ndalim të lëvizjes në orare të caktuara.
Nga sot qytetarët e Kosovës do ta kenë të kufizuar lëvizjen në rrugë, pasi Qeveria mori vendim se nga oraret 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00 ndalohet dalja në rrugë, në këmbë apo me automjete, shkruan Reporteri.net.
Qytetarët kanë paqartësi nëse ky vendim duhet respektuar, pasi Presidenti tha se ai është antikushtetues.
Megjithatë, policët kanë dalë rrugëve të vendit, dhe po i njoftojnë qytetarët për kufizimin e lëvizjes, në bazë të vendimit, të cilin po ua shpërndajnë edhe fizikisht.
Ky vendim i qeverisë vjen me qëllim pengimin e përhapjes së coronavirusit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.