×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarët e kafeterive dhe restauranteve po alarmojnë për paga të punëtorëve, kërkojnë një zgjidhje nga shteti

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 12:29

    Situata e krijuar me koronavirus në Kosovë ka bërë që bizneset private të përballen me vështirësi të shumta. Shqetësimi më i madh qëndron tek mundësia për të kryer obligimet financiare ndaj punëtorëve.


    Në këtë drejtim Shoqata e Gastronomëve kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i kësaj Shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se derisa po afrohet fundi i muajit, e kanë shumë të vështirë t’i kryejnë obligimet financiare ndaj punëtorëve të tyre, duke marrë parasysh faktin se gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur qarkullim financiar, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur tejet  dëshpëruar për situatën në të cilën ndodhen, gjersa ka paralajmëruar se gjatë ditës do të zhvillojë takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Postimi i plotë:

    Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, paraprakisht kisha caktuar një takim me Kryetarin e Prishtinës, Zt. Shpend Ahmeti, në lidhje me preokupimet dhe brengat e Gastronomëve në Prishtinë.

    Fillimi i mujit të ri po afrohet, rrogat duhet të dalin sepse shpenzimet jetësore po vazhdojnë përkundër izolimit ato veç sa janë rritur (me hanger e me pi , mu ngroh a me pagu telefon e naftë, etj etj )

    Kamarierat, shankistat, ndihmësat, sigurimi, e shumë e shumë punonjës që janë në sektorin e Gastronomisë, ku rrogat mesatare janë rreth 300 euro në muaj, që është mjaft e vështirë me e përmbyll një muaj.

    Po ashtu dhe pronarët e bizneseve janë në hall sepse nuk po e dinë se sa do të zgjas kjo situatë dhe si të ia dalin në krye me qira dhe me puntorë, kredi e taksa, etj.

    U bona gati me u nisë për takim, me pa si me e bo një zgjidhje dhe me i shpreh shqetësimet tona kryetarit të Komunës. Po tash, a me u nis a jo? Çka me bo?!

    I dëshpëruar sa ska. Jo vetëm për mospërkrahje nga Qeveria e organet kompetente por edhe shqetësimet ekstra që po na shtojnë.

    TURP!

    https://www.facebook.com/petrit.kllokoqi/posts/10157241719511699

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!