×
  • Lajme
  • Lajme

    26 rastet e konfirmuara me koronavirus dje ishin në vetizolim, nuk patën kontakte me të tjerët

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 12:54

    Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka dhënë detaje të marten për 26 rastet e konfirmuara me koronavirus të një dite më parë.


    Përmes një njoftimi, IKShPK ka bërë të ditur se e ka intensifikuar hulumtimin aktiv të të gjitha rasteve të dyshimta.“Nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2”, shkruan në njoftim

    Ky institut bën të ditur se të gjithë kanë qenë në vetizolim.

    “Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, sipas IKShPK-së.“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova”, shkruan në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!