×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti injoron kërkesën e Thaçit, thirrje qytetarëve: Zbatoni masat qeveritare që ta mundim virusin

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 13:07

    Kryeministri i Kosovës, ka folur për masat e ndërmarra nga qeveria e tij për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, vendim ky sot u dërgua në Kushtetuese nga ana e Presidentit Thaçi.


    Kurti, i cili sot edhe përmes një letre nga presidenti Thaçi i është kërkuar pezullimi i këtij vendimi, nuk ka përmendur fare letrën e presidentit.

    Ai shkruan se dje në Qeveri u votua kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për masa të reja të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës.

    Kryeministri Kurti ndër të tjera ka folur edhe për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së kaluar për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë, duke thënë se ishte një zonë e shkeljeve aspak ekonomike.

    “Kësisoj, bashkë me këtë anulohen edhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që prekën nga kjo Zonë. Pa ligj, pa studim fizibiliteti, pa dëgjim publik, pa plan zhvillimor komunal, me shpronësim pronash private, e në kundërshtim me Koncept-planin kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike që parashihte Mitrovicën e Gjakovën, por jo edhe Malishevën, kjo ishte një zonë e shkeljeve aspak ekonomike. Malisheva nuk meriton këso përçmimi”, ka shkruar Kurti.

    Postimi i plotë:

    “Mbrëmë, në mbledhjen e Qeverisë, morëm disa vendime të rëndësishme: ndalimi i pjesëshëm të qarkullimit për qytetarë dhe automjete në orare të caktuara; pezullimi i veprimeve të AKP-së me pronat e paluajtshme që ka nën administrim; anulimi i vendimit të qeverisë së mëhershme për shpallje e zonës ekonomike në Malishevë dhe shpronësimet atje; miratimi i dy koncept-dokumenteve, njëri për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale dhe tjetri për evidencën qendrore penale; si dhe aprovimi i raportit vjetor financiar”, ka shkruar Kurti.

    Kryeministri Kurti nuk e ka komentuar fare kërkesën e presidentit dërguar atij, teksa i ka bërë thirrje qytetarëve q’i zbatojnë masat e parapara.

    “Të dashur qytetarë, zbatoni masat qeveritare që ta mundim virusin. Rrini të pastër, rrini në distancë dhe rrini në shtëpi”, ka shkruar Kurti.

    Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

    Mbrëmë, në mbledhjen e Qeverisë, morëm disa vendime të rëndësishme: ndalimi i pjesëshëm të qarkullimit për qytetarë dhe automjete në orare të caktuara; pezullimi i veprimeve të AKP-së me pronat e paluajtshme që ka nën administrim; anulimi i vendimit të qeverisë së mëhershme për shpallje e zonës ekonomike në Malishevë dhe shpronësimet atje; miratimi i dy koncept-dokumenteve, njëri për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale dhe tjetri për evidencën qendrore penale; si dhe aprovimi i raportit vjetor financiar.

    Fillimisht votuam kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, kërkesë kjo e ardhur si rezultat direkt i rekomandimeve të bëra nga IKShPK. Ky vendimi ishte mbi ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve duke filluar nga sot prej orës 10:00 e deri në ora 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në ora 6:00. Pra, nga ora 6:00 deri në 10:00 dhe nga 16:00 deri në 20:00 mund të lëvizet e qarkullohet. Lëvizjet në rrugë mund të bëhen duke qenë vetëm dy persona dhe duke e mbajtur distancën dy metra me të tjerët. Rritja e të infektuarve është shtuar për 26 veta mbrëmë. Mund të rritet edhe më shumë, prandaj është e domosdoshme që të gjithë t’i ndjekim vendimet e Qeverisë dhe udhëzimet e profesionistëve.

    Në mbledhjen e mbrëmshme u pezulluan për një afat të pacaktuar të gjitha vendimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në lidhje me pronat e paluajtshme që ajo ka nën administrim. Ky vendim është marrë sepse Programi Qeverisës 2020-2023 parasheh politika të cilat e ndryshojnë statusin aktual të AKP-së.

    U anulua edhe themelimi i kundërligjshëm i Zonës Ekonomike në Malishevë. Kësisoj, bashkë me këtë anulohen edhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që prekën nga kjo Zonë. Pa ligj, pa studim fizibiliteti, pa dëgjim publik, pa plan zhvillimor komunal, me shpronësim pronash private, e në kundërshtim me Koncept-planin kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike që parashihte Mitrovicën e Gjakovën, por jo edhe Malishevën, kjo ishte një zonë e shkeljeve aspak ekonomike. Malisheva nuk meriton këso përçmimi.

    Koncept Dokumenti për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale i hap rrugë themelimit të Gjykatës Komerciale, e cila është aq e nevojshme për mbarëvajtjen e ekonomisë dhe shtimin e investimeve te ne.

    Të dashur qytetarë, zbatoni masat qeveritare që ta mundim virusin. Rrini të pastër, rrini në distancë dhe rrini në shtëpi. /Lajmi.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!