×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Chelseat: Uroj të ulet numri i viktimave, jo të kthehet Premierliga

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 14:13

    Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, ka insistuar se futbolli nuk është prioritet për të në këto momente, mes krizës së shkaktuar nga koronavirusi.


    Sezoni 2019/20 i Premierligws është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur 392,148 njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur gjithsej 17,138, transmeton Gazeta Express.

    Top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Serie A – janë pezulluar të paktën deri në prill, ndërsa edhe garat e tjera evropiane e kanë ndjekur po këtë hap.

    Në tentim për t’u siguruar që sezoni i klubeve do të kompletohet, UEFA vendosi ta shtyjë Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të mund të luajnë edhe verës për ta përfunduar sezonin 2019/20.

    Rudiger është vetizoluar, njëjtë si e gjithë skuadra e Chelseat, pasi bashkëlojtari i tyre, Callum Hudson-Odoi, doli pozitiv në testin për koronavirus më 13 mars.

    Gjermani insistoi se tani nuk është e rëndësishme të dihet kur do të kthehet kampionati në Premierligë, por që numri i viktimave të ulet.

    “Dëshira ime më e madhe tani është që shifrat për të infektuarit e rinj sot të jenë sërish më të ulët sesa dje. Dëshira ime më e madhe nuk është që Premierliga të kthehet menjëherë”, ka thënë Rudiger.

    “Futbolli nuk është prioriteti tani. E rëndësishme është vetëm që të ngadalësohet përhapja e virusit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!