×
  • Sport
  • Sport

    Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, kryeministri japonez ka një kërkesë të veçantë

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:14

    Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) shtyrjen për një vit e Lojrave Olimpike të planifikuara për të filluar më 24 korrik.


    Propozimi iu dërgua me bisedë telefonike Presidentit të IOC, Thomas Bach. Sipas shtypit japonez, Bach do të kishte rënë dakord 100% për të vonuar Lojërat me një vit, megjithëse nuk ka ende mospajtim për datën e re se kur do të mbahej ky eveniment.

    Federata të ndryshme sportive dhe komitetet olimpike kombëtare kanë bërë thirrje për shtyrjen e Tokios 2020 ditët e fundit për shkak të zgjatjes së COVID-19 dhe pamundësisë së sportistëve që të jenë në gjendje të përgatiten në mënyrë të duhur.

    Vendimi pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!