×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Limajt: Vendim i drejtë, anulimi i themelimit të Zonës Ekonomike të Malishevës

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:35

    Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Ky është një vendim për tu duartrokitur.


    Ai ka shkruar në Facebook se ky projekt është keqpërdorur dhe devijuar, me qëllim që të përfitojnë grupe të caktuara të interesit. Nuk e kisha menduar se dikush mund të shkojnë aq larg dhe shpronësimi të kushtojë 7 milionë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Vendim i drejtë i qeverisë Kurti

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Ky është një vendim për tu duartrokitur.
    Ndonëse vet kam qenë iniciues i themelimit të kësaj zone ekonomike, vlerësoj se është një vendim i duhur. Kur i kemi nisur procedurat për themelimin e kësaj zone, por edhe zonave në qytetet tjera qëllimi ka qenë shumë i shëndoshë, që bizneseve tu krijohen lehtësira dhe kushte për investitorët e huaj. Në bisedat me kryetarin e kësaj komune, më është thënë se për krijimin e kësaj zone ekonomike, ka mjaft tokë në pronësi të komunës. Atë botë patëm premtuar 3-4 milionë investime në infrastrukturë. Kur erdhi kërkesa nga Komuna e Malishevës për tokë privat, na u pat thënë që toka është me çmim të lirë, 100 ha për 200 mijë euro, atëherë më bindën ta procedoj për në qeveri shpalljen e Zonës me Interes të veçantë.
    Autorizimet për elabortin e shpronësimit ishin kompetencë e Ministrisë ( marrëveshja e MTI- se me Komunën e Malishevës), por pas largimit tim pasardhësi ja barti komunës me aneks kontratë. Unë mendoj se aty filloi keqpërdorimi dhe devijimi i projektit, me qëllim që të përfitojnë grupe të caktuara të interesit. Nuk e kisha menduar se dikush mund të shkojnë aq larg dhe shpronësimi të kushtojë 7 milionë.

    Ndonëse jam pjesë e opozitës, e mbështes çdo vendim të drejtë të kryeministrit Albin Kurti.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3124888644210666&set=a.111564825543078&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!