Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kundërshtarët e qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë mes vete për ta rrëzuar nga pushteti.
Ai ka thënë se LDK dhe partitë tjera që e mbështesin mocionin nuk po e respektojnë thirrjen e ambasadave për fokusim në luftën kundër koronavirusit.
Selimi tha se nuk ka kushte për të mbajtur seanca, por se LDK dhe partitë tjera kanë insistuar të mbahet nesër.
“Kundërshtarët e qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë mes vete, kurse ne po tentojmë të luftojmë koronavirusin. Përkundër thirrjeve të shtyhet për rrethanë më të mirë, grupet parlamentare të prira nga LDK kërkojnë me insistim mbajtjen e seancës pavarësisht se nuk ka kushte të mbahet. Pra LDK ka zgjedhur ta luftojë qeverinë, ne kemi zgjedhur ta luftojmë koronavirusin”, ka thënë Selimi, shkruan Reporteri.net.
Selimi ka treguar se katër vota kanë qenë për tu mbajtur seanca nesër, kurse kryetarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci kanë qenë kundër që të mbahet seanca dhe ajo të shtyhet për një kohë më të përshtatshme. /Reporteri.net/.