×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci e quan absurd caktimin e seancës, thotë se mocioni pret e virusi vret

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:55

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka quajtur absurd caktimin e seancës për nesër për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.


    “Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat”, ka thënë Nagavci, transmeton Klan Kosova.
    “I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm”.

    “Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale. Mocioni pret, a virusi vret…”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!