×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani plot dëshpërim, zgjatë fjalimin në konferencë deri sa jep lajmin për caktimin e seancës për mocion

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 17:12

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në konferencën për media të thirrur nga vetë ajo, për të njoftuar caktimin e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka zgjatur fjalimin e saj për disa minuta, deri sa ka zyrtarizuar ditën dhe orën e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.


    Osmani, fillimisht tha se dëshiron të sqarojë se ajo paraprakisht ka kërkuar ndihmë nga Instituti i Shëndetit Publik, nëse ka kushte për mbajtjen e një seance parlamentare, në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    E tek, më pas, nder rreshta ajo ka treguar se Kryesia ka vendosur që seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, i iniciuar nga LDK-ja, është caktuar të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

    Kryeparlamentarja ka njoftuar se mediat nuk do të mund të futen në sallë nesër, por tha se transmetimi do të mundësohet drejtpërdrejtë nga regjia e Kuvendit.

    Ndryshe, është bërë e ditur se Vjosa Osmani ka votuar kundër caktimit të seancës nesër, përkundër se është iniciuar nga partia e saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!