Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes jnaë mobilizuar që t’i ndihmojnë njerzit në Lisbonë, ku përhapja e koronavirusit po i merr jetën atyre.
Ata do të dhurojnë një milion euro për tre spitale të kujdesit intensiv.
Presidenti i spitalit Santa Maria në Lisbonë, Daniel Ferro e konfirmoi një gjë të tillë duke thënë:
“Ne jemi kontaktuar nga Jorge Mendes, i cili është bërë vullnetar bashkë me Cristiano Ronaldo për të financuar spitalet e kujdesit intensiv për pacientët me sëmundjen COVID-19”, tha fillimisht ai.
“Ato do të na ndihmojnë me të gjitha pajisjet që i duhen një spitalit intensiv për të luftuar COVID-19”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.