×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në sallë s’ka as media e as mysafirë, lirohet hapësira për distancë mes deputetëve

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 17:41

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se si do të mbahet seanca e nesërme në të cilën do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, rrëzimin e Qeverisë Kurti, me kërkesë të LDK-së. Seanca mbahet nesër në ora 11:00.


    Osmani, që ka votuar kundër mbajtjes së seancës dhe do të votojë edhe kundër mocionit nesër, ka shpjeguar disa vendime që janë marrë rreth organizimit të seancës.

    Ajo njoftoi se nuk do të ketë mysafirë në seancë dhe as media. Kjo pasi pjesa e paraparë për ta do të lirohet që të ketë hapësirë për deputetët që të mbajnë distancë, siç kërkohet nga rregullat mbrojtëse kundër COVID19.

    Kryetarja Osmani ka njoftuar se do të bëhet dezinsketim i ambientit dhe do të ketë edhe masa tjera mbrojtëse.

    Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë Osmani ka thënë se nuk duhet që në këtë kohë të bëhet rrezimi i qeverisë.
    “Nuk e përkrahi këtë mocion, dhe ftoj deputetët mos ta përkrahin këtë mocion. Nuk është në kohën e duhur dhe nuk do të prodhoj një qeveri tjetër me legjitimitet. Nuk ka nevoje Kosova për një qeveri që nuk ka legjitimitet”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!