Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dhënë mbështetje të plotë vendimit të kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett, thotë se përveç i kënaqur që nesër do të mbahet seanca, ai sot ka diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti se sa është e rëndësishme që institucionet kosovare të respektojnë Kushtetutën e vendit.
“I kënaqur që shoh se po mbahet nesër seanca për votimin e mosbesimit. Siç i thash sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Philip Kosnett në Twtter, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën në ora 11:00 për të votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të iniciuar nga LDK-ja dhe të përkrahur nga PDK-ja, AAK-ja e NISMA.