×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti kosovar parashikon se Avdullah Hoti do të bëhet kryeministër

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 22:50

    Analisti politik, Ramush Tahiri sonte në RTK ka thënë se Qeveria Kurti nesër do të bie dhe se votat do të jenë të mjaftueshme për rrëzimin e saj


    Sipas Tahirit, mandatin e kryeministrit do ta marrë Avdullah Hoti i LDK’së.

    “Qevera Kurti do të bjerë. Votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë. Qeveria Kurti rrëzohet. E vazhdon punën si qeveri në dorëheqje. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK’së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër. LDK do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme që vendi të mos shkojë në zgjedhje’’, ka parashikuar ai.

    “Menjëherë javën tjetër pres formimin e Qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër”, vazhdon tutje Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!