Albin Kurti nesër pritet të rrëzohet nga pozita e kryeministrit të Kosovës, kjo pasi partneri qeverisës, LDK-ja e Isa Mustafës ka ngrit mocion mosbesimi, të cilin kanë thënë se do ta mbështetin të gjitha partitë opozitare shqiptare.
Nëse nesër zyrtarisht Kurti rrëzohet nga pushteti, ai do të mbetet deri tani kryeministri që ka qëndruar më së paku në pushtet, pra as 50 ditë të plota.
Gjatë kësaj kohe Kurti si kryeministër arriti t’i marrë veç dy paga të shtetit.
Ai sapo erdhi në qeveri zvogëloi pagat e kabinetit qeveritar dhe të tij nga 2950 euro sa e kishte ngritur ish-kryeministri Ramush Haradinaj në 1500, shkruan Reporteri.net.
Kjo shkaktoi jo pak përplasje mes Kurtit dhe partive opozitare, në veçanti AAK-së së Haradinajt.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka miratuar përkohësisht kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit për Paga.
Kjo masë do të zgjasë deri më 30 mars të vitit 2020. /Reporteri.net/.