×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu vushtrrias me profesion mjek del vullnetarisht në ndihmë të kolegëve të tij

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 23:29

    Sot është shënuar rasti i parë me koronavirus në qytetin e Vushtrrisë. Një 73 vjeçare me banim me fshatin Studime e ulët-Vushtrri është personi i infektuar.


    Paraqitja e virusit edhe në këtë komunë ka shqetësuar jo pak, mjekun e kësaj komune, Visar Xhafa, që ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë vullnetarisht kolegët e tij mjek, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk po mund të rri i qetë në shtëpi duke ditur që dikush mund të ketë nevojë për ndihmën e tij profesionale, andaj nga sonte ka thënka thënë se Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë mund të llogarisë në shërbimin e tij.

    Postimi i tij:

    E perjetova me shqetesim te thelle lajmin e fundit ne lidhje me te infektuarin e pare ne Vushtrri. Sot te gjithe ne jemi perballe nje armiku te padukshem qe ka ndryshuar teresisht jeten tone, na ka lodhur e shqetesu familjet tona.

    Nuk po mundem asesi te rri i qete ne shtepi duke ditur qe dikush mund te kete nevoje per ndihmen time.

    Gjithe pervojen time profesionale, me aq sa di e mundem nga sonte Drejtoria e Shendetesise ne Komunen e Vushtrrise le te llogarise ne sherbimin tim.

    Une vullnetarisht me pergjegjesine me te larte morale i ofrohem qytetareve te Vushtrrise.
    Me besim te madh tek Zoti, familja e shoqeria ne do te i’a dalim ta mundim edhe kete virus.

    #RriNeShpi

    https://www.facebook.com/visar.xhafa/posts/2963343627057984

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!