×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani flet përmes këshilltarit të saj, i qet votat e LDK-së ndër vite

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 23:37

    Artan Murati, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani ua ka kujtuar krerëve të LDK-së se sa vota kanë marrë si subjekt që prej kur zgjedhjet janë organizuar me lista të hapura.


    Murati ua ka kujtuar krerëve të LDK-së se Osmani është personi më i votuar në LDK që prej vitit 2007 e deri më sot.

    Sigurisht ky reagim i tij erdhi pasi Isa Mustafa duke aluduar në Osmanin tha sot hapur se
    “nuk është e natyrshme të jesh me LDK dhe kundër vendimeve të saj, kjo duhet marrë fund”, dhe reagimit të Agim Veliut i cili tha se Vjosa po e tradhton LDK-në dhe se nuk ka arsye të qëndrojë më kur nuk respektojnë vendimet e partisë.

    Postimi i Muratit:

    “Nje rikujtim, per LDK-ne nder vite, prej momentit kur zgjedhjet jane organizuar me lista te hapura.

    2007: 129,410 vota
    2010: 172,552 vota
    2014: 184,594 vota
    2017: 185,884 vota (ne koalicion)
    2019: 206,516 vota

    Kurse, per bartesit e listave, qe kane qene personat me to votuar ne LDK:

    2007: Fatmir Sejdiu, 66,633 vota
    2010: Isa Mustafa, 130,213 vota
    2014: Isa Mustafa, 121,059 vota
    2017: Avdullah Hoti, 115,693 vota
    2019: Vjosa Osmani, 176,016 vota

    Per individet me zero vota s’ja vlene te diskutohet”, shkruan Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!