×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në ora 11:00 seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 7:55

    Kuvendi i Kosovës sot mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.


    Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve dhe pritet të nis në orën 11:00.

    Në seancën e sotme mediat dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit.

    Ndërkohë, përveç dezinfektimit të hapësirave, deputetët që në hyrje të sallës ku do të mbahen seanca, do të kontrollohen në mënyrë të detajuar, pas situatës së krijuar me koronavirus. /Reportei.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!