×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri: Kurti gaboi me shkarkimin e Agim Veliut

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 11:14

    Ish-deputeti Visar Ymeri e ka quajtur të gabuar mocionin për rrëzimin e qeverisë, duke thënë se është një kohë shumë e gabuar dhe e papërshtatshme.


    “Nuk është koha për ta rrëzuar një qeveri e për të krijuar një të re në mes një pandemie, sepse te gjitha forcat institucionale duhet t’i vëmë në luftën ndaj pandemisë, çka rrezikojmë prapë të mos dalim mirë, e lëre me këtë përçarje”, tha Ymeri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka pasur Kritika për LDK-në lidhur me çasjen e saj për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

    “Nuk është dashur ta pranojë ta votojë programin me reciproceitetin në të, kur nuk e ka pasur ndërmend ta respektojë”, tha ai.

    Ymeri ka akuzuar edhe Kuritn për gabime.

    “Shkarimi i Agim Veliut është i gabuar dhe i ngutshëm pasi është dashur ta konsultojë LDK-në për një vendim të tillë”, tha ai.

    Ymeri ndërkaq ka vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se ka arritur ta menaxhojë mire luftën kundër koronavirusit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!