×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Për këto 5 arsye votojmë PRO rrëzimit të Albin Kurtit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 11:04

    Partia e Ramush Harainajt ka radhitur pesë arsye për të cilat, ata thonë se janë bindur për të votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.


    Sipas tyre, AAK nuk ka besuar që nga fillimi se kjo qeveri do të ketë jetë të gjatë, shkruan Reporteri.net.

    “AAK asnjëherë nuk ka besuar se kjo Qeveri do të ketë stabilitetin politik dhe jetëgjatësinë kushtetuese. AAK, si parti opozitare pa asnjë pjesëmarrëse në institucione qendrore, është deklaruar në vazhdimësi që ky koalicion i panatyrshëm po e dëmton vendim dhe po i shkatërron të arriturat e Kosovës”, thonë AAK-ja.

    Në arsyet për votimin PRO, AAK kanë futur edhe ndaljen e projekteve amerikane dhe largimin e investitorëve.

    Letra e plotë:

    Në një dokument që ka siguruar gazeta, aty radhiten arsyet si cënimi i raporteve me Amerikën.

    AAK asnjëherë nuk ka besuar se kjo Qeveri do të ketë stabilitetin politik dhe jetëgjatësinë kushtetuese.

    AAK, si parti opozitare pa asnjë pjesëmarrëse në institucione qendrore, është deklaruar në vazhdimësi që ky koalicion i panatyrshëm po e dëmton vendim dhe po i shkatërron të arriturat e Kosovës.

    Pozicioni ynë pro mocionit bazohet në 5 dështimet e kryeministrit Kurti:

    * Arsyeja kryesore e mbështetjes së mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, është se Albin Kurti, qëllimshëm ka provoke rrëzimin e Qeverisë, në një kohë krize të rënëdë për vendin si shkak i pandemisë së koronavirusit

    * Me qasjen dhe politikën e tij ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Kosovës, në vecanti me SHBA.

    * E hjeki taksën pa nder dhe pa kundërvlerë. E hjeki taksën duke e coptuar vendimin. Me heqjen e taksës ka forcuar serbinë, ka larguar Amerikën duke ia zbehë rolin partnerit strategjik tonin në tavolinën e dialogut të cilën ne e kemi kërkuar gjatë, dhe nuk i ka përfituar asgjë Kosovës në raporton me dialogun.

    * Qeveria Kurti me vendimet e saj ka degraduar ekonominë e tregut të lirë. Këtë e ka bërë duke instaluar sistem të kontrollit ekonomik, qasje marksist-leniniste të ekonomisë së kontrolluar dhe gabimeve politike që kanë shkaktuar tërheqjen e: 1) Investimit më të madh të jashtëm prej 1.3 miliardë euro nga Contour Global; 2) Tërheqjen e ndihmës nga Sfidat e Mijëvjecarit të Amerikës që kap shumë prej 200 milionë dollarëve; 3) Largimin e kompanisë ameirkanë Bechtel-Enka duke tërhequr zotime kontraktuale dhe duke lënë Vitinë e Ferizajn pa lidhje në Autostradë(të cilat janë paraqitur në mënyrë të rrejshme si triuf).

    * Qeveria Kurti ka miratuar një buxhet diskriminues e klientelist. Ka bërë prerje buxhetore të cilat diskriminojnë në disa pjesë të Kosovës dhe i bënë projekte të parealizueshme. Kjo Qeveri ka bllokuar Ligjin e Pagave duke mos paraparë buxhet dhe duke lënë mijëra profesionistë dhe punëtorë pa pagën e merituar. Kjo Qeveri ka gënjyer dhe nuk ka nisur implementimin e Shtesave të Fëmijëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!