×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur pirja e kafes është me rrezikshmëri të lartë, një prizrenas dënohet se shërbente ilegalisht nga furra

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 11:29

    Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për t’i marrë me vete “take-away”.


    Por një qytetar në Prizren, që është pronar i një furre, nga aty ua shiste klientëve.

    “Në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova” në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!