×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi thotë se Kurti e rrëzoi veten: Nuk mund të kishte fund tjetër një kryeministër që cënoi raportet me Amerikën

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 12:10

    Memli Krasniqi, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se dy partitë që ishin në qeverisje shkaktuan krizë për hesape politike në kohën e krizës shëndetësore me koronavirusin.


    Ai theksoi se ky është një akt i vetëdorëzimit, duke shtuar se Kurti s’mund të kishte fund tjetër kur cënoi raportet me Amerikën, shkruan Reporteri,net.

    Nuk është opozita, por është vet Qeveria që po e rrëzon veten. Për shkak të hesapeve politike, në koihën e koronavirusit, krijuan krizë tjetër. Ky është akt i vetëdorëzimit i kryeministrit. Nuk mund të kishte fund tjetër një kryeministër që cënuan raportet me Amerikën”, ka thënë Krasniqi.

    Në fund, ai shtoi se PDK-ja do të votojë PRO rrëzimit të Qeverisë Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!