×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Lajm i mirë që bashkë me Veliun po shkon edhe Qeveria Kurti

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 12:15

    Daut Haradinaj, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se që në start e ka ditur që qeveria Kurti nuk do të ketë jetë të gjatë.


    Ai duke përmendur shkarkimin e Veliut, ka thënë se kjo qeveri me qëllim e ka shkarkuar vetën.

    “Është lajm i mire se bashkë me Veliun po shkon edhe kjo qeveri”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj tha se nuk e di për çfarë lajmi të mirë do të kujtohet qeveria Kurti.

    Ai tha se Kurti nuk ka menaxhuar mire as situatën me koronavirus, pasi pas 11 ditësh i ka telefonuar kryetarët e komunave.

    Ndërsa ka përmendur edhe miratimin e buxhetit duke thënë se qeveria nuk i mori fare parasysh kërkesat e opozitës.

    Ai tha se Kosova nuk do të mbetet pa qeveri, sepse aktualja do të kryejë punën derisa të vijë qeveria tjetër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!