×
  • Sport
  • Sport

    Kryebashkiaku i Bergamos thotë se ndeshja Atalanta – Valencia ishte “bombë biologjike”

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 13:31

    Kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori ka thënë se ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Atalantas dhe Valencias më 19 shkurt në Milano ka qenë një lloj “bombe biologjike”, që ka kontribuar në përhapjen e koronavirusit.


    Italia e Spanja janë dy nga vendet më së rëndi të goditura nga koronavirusi. Rajoni i Lombardisë ku gjendet Bergamo, është një nga rajonet që është prekur më së rëndi.

    “Ajo ndeshje ishte bombë biologjike dhe virusi është përhapur shpejt që nga atëherë. Në atë kohë nuk po e dinim se çfarë po ndodhte. Pacienti i parë në Itali ishte më 23 shkurt. Nëse virusi ka qarkulluar në atë herë, atëherë 40 mijë që ishin në San Siro ishin infektuar. Asnjëri nuk e ka ditur se virusi po qarkullonte në mesin tonë. Shumica kanë shikuar ndeshje në grupe dhe ka pasur shumë kontakte atë natë. Virusi është bartur nga një person në tjetrin”, ka thënë Gori, transmetojnë mediumet italiane.

    Atalanta fitoi ndeshjen 4:1 dhe fitoi më pas edhe ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së kampionëve.

    Më herët edhe mjekët kanë thënë se ndeshja ka mundur t’i kontribuonte në përhapjen e virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!