Një gjysh ka bërë takimin e parë me nipin e tij përmes dritares duke shmangur infektimin me koronavirus.
Kjo pamje është bërë virale pasi u postua në Tëitter. Në foto shihe babai i foshnjës që po e mban në krahë dhe në anën tjetër të dritares është gjyshi që po e shikon në pamundësi për ta prekur dhe puthur.
Kjo ka ndodhur në Britani, ku i moshuari ka resppektuar distancimin.
Një moment mjaft përlotës dhe prekës për të gjithë ata që e kanë parë këtë foto.
Është bërë virale në rrjete sociale një foto e postuar në Tëitter ku shihet takimi prekës i gjyshit me nipin e porsalindur. Në foto shfaqet një baba në Britani që po mbanë në krahë djalin e tij të porsalindur dhe nga krahu tjetër, gjyshi i vogëlushit, e shikon këtë skenë nga dritarja.
“Tre breza në distancim social. Babai im takon për herë të parë nipin. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi po pret që se shpejti të mbajë në krahë nipin e tij”, ka shkruar nëna foshnjës së porsalindur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.