×
  • Lajme
  • Botë

    Princi Charles preket me coronavirus

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 14:23

    Në njoftimin e bërë nga zyra e Princit Charles, 71-vjeçari ka treguar “simptoma të lehta, ndërsa gjendja e tij është e shëndetshme dhe se për disa ditë punon nga shtëpia”.


    Testi i Princit të Kurorës së Britanisë së Madhe, Charles, për koronavirus të ri (COVID-19) rezultoi pozitiv.

    Në njoftimin e bërë nga zyra e Princit Charles, 71-vjeçari ka treguar “simptoma të lehta, ndërsa gjendja e tij është e shëndetshme dhe se për disa ditë punon nga shtëpia”.

    Më tutje në njoftim thuhet se testi i bashkëshortes së tij, Dukeshës së Cornwall-it ka rezultuar negativ, duke shtuar se në drejtim të rekomandimit të qeverisë dhe doktorëve, Princi dhe Dukesha janë vetëizoluar në Skoci.

    Nga zyra e Princit, bëjnë të ditur se Princi gjatë javëve të fundit ka zhvilluar shumë takime, prandaj nuk është e mundshme të dihet se ku është infektuar me virusin.

    Ndërkohë, Mbretëresha 93-vjeçare Elizabeta II, më 19 mars ishte larguar nga Londra, dhe ishte vendosur në Kalanë Windsor, 35 kilometra larg nga kryeqyteti.

    Numri i të vdekurve nga COVID-19 dje ishte njoftuar të jetë 422, ndërsa i rasteve 8.077.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!