Mediet shtetëore e kanë lidhur prejardhjen e pandemisë së koronavirusit me Italinë pasi një profesor nga Milani tha se mjekët kanë vërejtur raste shumë të çuditshme të pneumonisë që në pjesën e parë të nëntorit të vitit të kaluar.
Pekini tashmë po e kundërshton vlerësimin e gjerë se qytetit Ëuhan në Kinë është vendi ku ka filluar të përhapet virusi i ri pasi rastet e reja atje kanë rënë.
Disa gazeta dhe televizone shtetërore në Kinë, përfshirë gazetën “The Global Times” dhe televizionin “CCTV” e kanë shfrytëzuar deklaratën e profesorit italian, Giuseppe Remuzzi.
Gazeta “The Global Times” raportoi se virusi ka mundur të ketë qenë duke u përhapur në Itali para shpërthimit të epidemisë në Kinë.
Ndërkohë televizioni “CCTB” e citoi një intervistë tjetër të profesorit Remuzzi, ku theksonte se një formë e panjohur e pneumonisë ishte shfaqur në Itali në tetor të vitit të kaluar.
Sidoqoftë, në një intervistë tjetër për faqen e pavarur kineze “DeepTech”, profesori italian tha se qëllimi kryesor i komente të tij të mëhershme ishte të theksonte se para sa kohësh ka mundur të jetë përhapur virusi para se të zbulohej e jo për ta gjetur vendin e parë të përhapjes.
Ndryshe, Italia ndodhet në vendin e parë në botë me numër të viktimave të koronavirusit, ndërsa Kina në vendin e dytë sa i përket numrit të të infektuarve. Përderisa në Kinë po bie numri i rasteve të reja, në Itali po vdesin qindra njerëz çdo ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.