Pas 50 ditësh si kryeministër, Albin Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi nga partneri i tij qeverisës LDK, përkrahur edhe nga partitë opozitare.
Ndër arsyet pse erdhi deri te rrëzimi i Qeverisë, Kurti disa herë ka përmendur presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe marrëveshjen për ndarjen e territoreve që ai aludon se është gati dhe pritet të nënshkruhet në Amerikë, shkruan Reporteri.net.
Rrëzimit të kryeministrit Kurti me sa duket i është gëzuar djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi. Ai menjëherë pas kalimit të mocionit të mosbesimit në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një foto skandaloze, ku presidenti Thaçi shihet duke krasitur pemët por që në tehun e gërshërëve është Albin Kurti.
Kujtojmë se kjo foto ishte postuar ditë më parë nga presidenti Thaçi dhe ishte parë si paralajmërim për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.