×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-krahu i djathtë i Kurtit: Albin shkoi, sepse deshi totalitarizëm

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 23:40

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqa, ka reaguar menjëherë pas votimit pro rrëzimit të qeverisë në Kuvendin e Kosovës.


    Ai tha, në një shkrim në Facebook, se Kuvendi morri vendim të drejtë në rrezimin e qeverisë, siç e ka cilësuar ai, të shkurtur e të rrezikshme të Albin Kurtit.

    Molliqaj tha se “Kurti iku për shkak se deshi totalitatizëm”, duke e konsideruar qeverinë e tij pa program për ekonomi, pa plan për dialog e rrezikuese të marrëdhënieve me SHBA-të.

    Ky është postimi i tij:

    Sot Kuvendi mori vendim të drejtë. I dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit.

    I dha fund qeverisë që s’kishte program progresiv për ekonomi e për barazi;

    I dha fund qeverisë që nuk kishte plan për dialogun dhe rrezikoi seriozisht marrëdhëniet me SHBA;

    I dha fund qeverisë që mbi të gjitha e kishte pushtetin absolut të liderit dhe që e shfrytëzoi pandeminë për konsolidim të këtij pushteti. Edhe duke e shkelur kushtetutën.

    I dha fund qeverisë që rrezikonte demokracinë e vendit duke linçuar e akuzuar këdo që mendonte ndryshe prej tyre;

    Kjo qeveri qe dha shpresën e rrejshme për ndryshim, braktisi ndryshimin për pushtetin e liderit. Braktisi qytetarët në një kohë të vështirë, sepse protagonizmi kishte më shumë rëndësi.

    Albin Kurti shkoi sepse deshti totalitarizëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!