Zëvendëskryesuesi i Konferëncës së Munihut, Boris Ruge, ka reaguar pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Ai më anë të një postimi në rrjetin social Twitter u shpreh “Ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie, do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e tyre të fortë për kryeministrin Kurti. E hidhur të shohësh se SHBA-ja po ndjek një agjendë të veçantë dhe të rrezikshme”.
Those who brought down the government of #Kosovo in the midst of a pandemic will have to answer questions of responsibility & legitimacy. #EU #France & #Germany are to be commended for their strong support of PM @albinkurti
Sad to see the #US pursue a separate & dangerous agenda pic.twitter.com/K1rTir42su— Boris Ruge (@RugeBoris) March 25, 2020
E postimin e tij e ka ndarë edhe ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Rueker.
Megjithatë, duhet theksuar se përkrahja e Gjermanisë dhe Francës, Albin Kurtit nuk i kreu asnjë punë. Rrëzimi i tij nga pushteti u përkrah nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, disa orë para se të niste seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Kurtit.
Dhe ashtu ndodhi, Albin Kurti u shkarkua nga Kryeministri, bashkë me Qeverinë e tij, 50 ditë pasi u votuan në Kuvend. Iniciator i gjithë kësaj, ish-partneri i koalicionit, LDK-ja. /Reporteri.net/.