Vjedhjet të shumta po ndodhin gjatë kohës kur Kosova po përballet me virusin Covid-19.
Në raportin e Policisë 24 orësh mund të vëreni numrin e madh të vjedhjeve që u bëhet bizneseve në vend.
Vetëm mbrëmë janë rapotuar tri vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Prizren dhe një në Klinë.
Në Duhël të Prizrenit, mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar pasiqë në Autostradën Ibrahim Rugova, i kanë vjedhur shtatë kapak metalik të pusetave.
Ndërsa një person në fshatin Gjonaj ka raportuar se disa persona a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe dy armë zjarri të cilat i kishte me leje.
Në rrugën “Ekrem Rexha” është raportuar se një person është arrestuar pasiqë me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie.
E në Klinë, një person ka raportuar se në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.