Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar kështu në 86 numrin e të infektuarve.
Nga IKShPK-ja thonë se në orët e lëvizjes në Prishtinë, ka pasur dalje masive, teksa i ka ftuar qytetarët për kujdes, në të kundërtën mund të shkaktohet shpërthim epidemik në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.
Ky Institut bën thirrje nga qytetarët që të vënë gishtin në kokë dhe të reflektojnë, duke parë atë që po ndodhë në Evropë.
“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!”, thuhet ndër të tjera në apel.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2631319373662717?__xts__%5B0%5D=68.ARBPQ0Iz2wJf68V8tshM0qRSOKAfhmXxRhTy4zkvbKoBIZT9tdBOi_viqmwvl8VrVXwlr2PG-dER9y8EMuFlmDjI0x_nXi1TwTdA2SKgaov79MLygyFLHPZFXnO7yGGrQui-dF1bJ247kHCrIz9rdji4FbrAUjk3odI_Ej1bKEoUzBZ5R9NNcPjDIy-nEzOQj5yWrM8Zgq-qme7GOxh5RA2cHrroRZmlPrcwKVHjUXhEZ8Pjl7nXAqVTF_qWqvv4WMZfoYXvOkWKJ0dGCJcrLdnEIMPg9Gv1gJBdoO6HGP7–a7ysgfaVm0FCi–b1F-xL_qy8MnuWEZqs3ljTqjODSURg&__tn__=-R