×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Grenell pasi SHBA-të me deklaratë zyrtare demantuan mbrëmë Albin Kurtin

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 9:57

    Departamenti amerikan përmes një deklarate zyrtare mbrëmë ka demantuar deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.


    Deklarata e Departamentit të Shtetit nxiti shumë reagime në Kosovë, ku ndër të tjera edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm në funksion të vazhdimit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, shkruan Reporteri.net.
    Në këtë frymë sot ka reaguar edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
    Konkretisht Grenell ka shpërndarë një postim të Petrit Selimit në Twitter, ku thuhet se për të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme kjo deklaratë e përbashkët i mbyll të gjitha ato lajme.

    “Kjo e mbylli. Ishte shumë e nevojshme për të gjithë tregtarët e komploteve dhe lajmeve të rreme. Deklarata e përbashkët e të Dërguarit Special Presidencial, Richard Grenell dhe Ambasadorit Philip Kosnett, si dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për Kosovën”, ka shkruar Selimi në Twitter. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!