Edhe gjashtë persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, teksa lirohen edhe nga Spitali.
Lajmin e ka bërë të ditur këtë mbrëmje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka thënë se janë liruar nga Spitali infektiv në Tiranë 6 pacientë të tjerë të shëruar nga Covid-19.
Në total shkon në 31 numri i atyre që janë shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.
“Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19
Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë
FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit”, shkruan Manastirliu
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.