×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë gazetarë mund të mbesin pa punë, kryetari i Odës Ekonomike kërkon të ndihmohen mediat

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 20:10

    Mediat po llogariten si mjaftë të rrezikuara nga efektet e pandemisë COVID19. Më ndaljen e bizneseve, janë ndalë edhe mundësitë e marketingut. E marketingu nga sektori privat është mundësia e vetëm e funksionimit të mediave.


    Në këto rrethana, mediat kanë filluar të hyjnë në vështirësi financiare por punën nuk e kanë ndalë. Por, me kalimin e kohës ekziston rreziku që shumë gazetarë të mbesin pa paga e pa punë, shkruan Reporteri.net.

    Qeveria e Kosovës ka paraparë një serë masash për sektorin privat, por në asnjërën prej tyre nuk janë përfshirë mediat.

    Për këtë ka folur edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Ai ka kërkuar që të ndahen mjete nga Qeveria për të mbështetur mediat.

    “Te gjithe sektoret e ekonomise jane prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes te aktivitetit per shkak te masave per parandalimin e perhapjes te pandemise. Mediat ne asnje moment nuk e kane ndal punen ne informimin e drejte te publikut, vetedijesimin per kujdes dhe ruajtje te shendetit, por edhe perkrahje te kauzes te drejte per ruajtje te vendeve te punes. Paradoksalisht, per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetare rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin). I falenderojme te gjithe mediumet per perkrahje te sektorit privat”, ka shkruar ai.

    Edhe në Shqipëri shoqatat e gazetarëve kanë kërkuar mbështetje financiare për mediat. Sipas tyre, situata financiare e tyre është e vështirë dhe rrezikohen mbi 15 mijë familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!