Kryetari i Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka komentuar zhvillimet në lidhje me rrëzimin e qeverisë.
Muhaxheri ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti është pjesë e një gare që ka filluar me 6 tetor të vitit të kaluar.
Ai thotë se Vetëvendosje qysh atëherë e ka bërë projeksionin se gjoja që LDK nuk dëshiron të bëhet pjesë e strukturave për ç’kapjen e shtetit.
“Zoti Kurti tash po shihet se ka pasur projeksione për garën që do të zhvillohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Muhaxheri thotë se Kurti asnjëherë nuk ishte në detyrën e kryeministrit pasi sipas tij që në ditën e parë Kurti ishte kryetar i Vetëvendosjes e jo i Qeverisë.
Nënkryetari i LDK-së thotë se vendimi i kësaj partie për mocion ishte i duhuri.
Ai thotë se edhe propozimi i Anton Qunit pak para votimit të mocionit u refuzua nga Albin Kurti.
“Kurti edhe pse u step për një çast, ai e refuzoi pasi tashmë kishte planet e tij për zgjedhje”, tha mes tjerash Gazmend Muhaxheri në RTV Dukagjini
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.