×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozohet orari ndryshe i lëvizjes, tash ditën lejohet qarkullimi e nga 17:00 deri në 06:00 ndalohet

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 22:43

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë i kanë propozuar Qeverisë që ta ndryshojë orarin e kufizimit të lëvizjes së lirë.


    Në një postim në facebook ai ka thënë edhe kohën e re të propozuar. Vitia ka thënë se prapë se prapë do të kërkohet kujdes dhe disiplinë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

    Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

    Të dashur qytetarë,

    Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.

    Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.

    Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!