×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë, i gjithë personeli shëndetësorë në Gjakovë rezulton pa Coronavirus

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 23:20

    I gjithë personali shëndetësorë në Gjakovë që janë testuar për koronavirus kanë rezultuar negativ.


    Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

    “I gjithë personeli shëndetësorë që janë testuar sot kanë rezultuar negativ, së bashku do të fitojmë këtë betejë”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 88 raste me COVID-19, njëri nga të infektuarit është shëruar, ndërsa ditën e diele është shënuar edhe viktima e parë.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të iu përmbahen rekomandimeve të dhëna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!