×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Brenda 24 orëve: 2 të vdekur e 11 raste të reja me koronavirus, në Shqipëri

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 12:12

    Shkon në 197 raste numri i të prekurve me koronavirusin COVID-19 në Shqipëri.

    Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin e infektivit.

    “Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve” u shpreh Silva Bino e Institutit te Shëndetit Publik

    74 ne infektiv- Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Deri tani jane 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
    – Tiranë 113 raste
    – Durrës 11 raste
    – Lushnje 4 raste
    – Elbasan 5 raste
    – Rrogozhinë 2 raste
    – Fier 21 raste
    – Kavajë 4 raste
    – Korçë 12 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 4 raste
    – Lezhë 4 rast
    – Berat 1 rast
    – Has 2 raste
    – Krujë 3 rast
    -Tropojë 3 raste
    – Pukë 3 raste

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
    Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!