Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në 21 vjetorin e masakrës së Izbicës, ka thënë se kjo masakër bashkë me masakrat tjera që okupatori serb bëri mbi civilët e pafajshëm lanë gjurmë të pashlyeshme të krimeve e gjenocidit serb në Kosovë.
Jashari ka shkruar se në rrethana krejtësisht tjera nga vitet e kaluara kujtojmë e nderojmë martirët e kësaj masakre nga fshati Izbicë dhe nga fshatra tjera të Skenderajt e komuna tjera të cilët kishin shkuar për strehim në vendin që dëshmon vuajtet dhe sakrificën e popullit tonë liridashës.
“E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas ende nuk kanë marrë denimin e merituar ata që bënë këtë krim mbi fëmijët, burrat e pleqtë që i rezistuan me jetë spastrimit etnik të okupatorit serb. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.