×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Koci flet me të nime, thotë se në IKSHP po kryhen teste nga persona me ndikim pa patur simptoma

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 14:26

    Avokati i njohur Arianit Koci nëpërmjet një shkrimi në Fcaebook ka ngritur një problematikë në lidhje me testimet për Covid 19 që po kryhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.


    Koci thotë se ka një informacion megjithëse ende të pa konfirmuar se aty personat me ndikim po kryejnë teste edhe pse nuk simptoma të sëmundjes. Ai shton se ata jashtë protokollit të përcaktuar po bëjnë presion që të testohen.

    Postimi i plotë:Dëgjova (nuk e kam të konfirmuar) që në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike – aty ku bëhen testet për koronavirus – covid 19, personat me ndikim në shoqëri, kanë filluar të shkojnë dhe të kërkojnë të testohen, edhe pa simptoma.Pra, jashtë protokolit të përcaktuar, po bëjnë presion që të testohen.

    Natyrisht, kjo situatë i streson mjekët.Me fillu secili prej nesh me shku në Institut me kërku me u testu, aty bëhet kaos.

    Për më tepër, shpenzohen testet për ata që kanë vërtetë nevojë.Plus, çdo dalje prej shtëpisë e rritë rrezikun për përhapje të infeksionit.

    Sasia e kompleteve testuese është e limituar, prandaj janë kushtet dhe simptomat që duhet të plotësohen në mënyrë kumulative, që një person të kualifikohet për testim.

    Sidoqoftë, lehtë mund të konfirmohet se kush po testohet, për shkak se çdo person regjistrohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!